Shilegov: Shkupi do të bëhet qytet çiklist

Kandidati për kryetar të Qytetit të Shkupit nga LSDM, Petre Shilegov në ditën e fundit të fushatës realizoi edhe një takim me nismën #NëBiçikletë, ku u nënshkrua memorandum për bashkëpunim me obligime saktë të caktuara të administratës së re të qytetit për zhvillim të çiklizmit në qytet.

Shilegov tha se është arritur pajtueshmëri në afat prej një viti para çdo institucioni të qytetit apo njonjë hapësire më të rëndësishme publike të vendosen parkingje për biçikleta.

Darko Arsovski, përfaqësues i #NëBiçikletë deklaroi se beson se ajo që është paraparë në progrmain e kandidatit për kryetar të Qytetit të Shkupit nga LSDM-ja do të mundësojë të krijohen kushte të sigurta për komunikacion.

Memorandumi u nënshkrua nën Urën e Gurit në vendin ku rruga për çiklizëm është bllokuar nga ndërtimet e projektit Shkupi 2014, ndërsa të cilën Shilegov u obligua se urgjentisht do ta hapë që ta shfrytëzojnë qytetarët.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button