Zyra e Komitetit të Helsinkit e hapur për t’i denoncuar shkeljet e të drejtës zgjedhore

Komiteti i Helsinkit për të Drejtat e Njeriut të Republikës së Maqedonisë informon se të dielën, Zyra e Komitetit do të jetë e hapur gjatë tërë ditës me qëllim që t’u mundësojë qytetarëve të denoncojnë shkelje të së drejtës zgjedhore gjatë Zgjedhjeve lokale.

“Komiteti i inkurajon të gjithë qytetarët të cilët konsiderojnë se e drejta e tyre zgjedhore është shkelur ta denoncojnë rastin në Zyrën e Komitetit e cila ndodhet në rrugën “Naum Naumovski Borçe” nr. 83 në Shkup. Në rast se qytetarët nuk kanë mundësi të vijnë deri te zyrat tona, rastet e shkeljes së të drejtës zgjedhore mund t’i denoncojnë edhe përmes numrit të telefonit 02-3119-073″, theksojnë nga Komiteti i Helsinkit.

Krahas denoncimit personal dhe me telefon, theksohet, është mundësuar edhe denoncim përmes e-postës në [email protected]. Denoncimet përmes e-postës duhet të përmbajnë prononcim të shkurtër për shkeljen e ndodhur, lokacionin (njësinë zgjedhore dhe numrin e vendvotimit) dhe kohën ku ka ndodhur shkelja e të drejtës zgjedhore.

Qytetarët, shtohet, mund të dërgojnë denoncimet duke i shënuar të dhënat e tyre personale apo anonime, ndërsa të gjitha denoncimet deri te Komiteti do të hetohen plotësisht me qëllim që të verifikohet besueshmëria e tyre.

Fshehtësia dhe paprekshmëria e të dhënave personale janë garantuar nga ana e Komitetit të Helsinkit dhe ato nuk do të publikohen pa leje paraprake nga ana e qytetarëve që e kanë denoncuar shkeljen, qëndron në kumtesën e Komitetit të Helsinkit për të Drejtat e Njeriut.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button