Trajanovski kërkoi mbështetje nga shkupjanët për një mandat të tretë

Kandidati për kryetar i VMRO-DPMNE-së për Qytetin e Shkupit, Koce Trajanovski sot në konferencë për shtyp e kërkoi mbështetjen e shkupjanëve për një mandat të tretë.

Duke u përqendruar në 20 ditët e kaluara nga fushata zgjedhore, Trajanovski tha se është i kënaqur me mbështetjen që e ka marrë nga qytetarët.

“Konsideroj se si kryetar kam realizuar një numër të madh të projekteve për një Shkup më të mirë dhe më të bukur dhe konsideroj se projektet e parapara në programin tim zgjedhor do të kontribuojnë për përmirësimin e jetës së bashkëqytetarëve të mi. Qytetarëve të Shkupit ju premtoj punë, punë vetëm punë. Dhe konsideroj se në bazë të asaj që është bërë paraprakisht dhe në bazë të të premtuarës se do ta fitoj edhe mandatin e tretë ta udhëheq Qytetin e Shkupit”, tha Trajanovski.

Për katër vitet e ardhshme nëse e merr mandatin, Trajanovski paralajmëroi parqe të reja dhe hapësira gjelbërimi, zgjidhje të komunikacioni, transport publik ekologjik, gjimnaz të ri në Aerodrom, si dhe investime për të rinjtë, sport, arsim dhe kulturë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button