Ja si do të duket ndërtesa e Universitetit “Nënë Tereza” (VIDEO)

Sot Universiteti „Nënë Tereza“ në Shkup shpalosi vendimin e përzgjedhjes së projektit ideor për ndërtimin e kompleksit Universitar “Nënë Tereza” në Shkup. Përzgjedhja u bë nga ana e komisionit te jurisë, kryetare e së cilës ishte prof.  Teuta Kajtazi Jashari, njofton Portalb.mk.

Konkursi për përzgjedhjen e idesë projektuese është publikuar më datë 23.08.2017 përmes sistemit elektornik të prokurimit publik, Gazeta zyrtare e Republikës së Maqedonisë, në ueb faqen e Universitetit si dhe në një gazetë zyrtare ndërkombëtare të Unionit Evropian. Afati i fundit i dorëzimit  për dorëzimin e dokumenteve është përcaktuar më 2 tetor 2017. Konkursi zgjati 40 ditë.

Deri në afatin e fundit për dorëzimin e dokumenteve, 8 pjesëmarrës paraqitën punimet e tyre. Nga juria sipas punimeve të paraqitura të pjesëmarrësve më 09.10.2017 u vendos të ndahen 2 çmime – çmimi i parë dhe i tretë iu nda  autorëve të mëposhtëm që morrën pjesë në konkurs:

    • Çmimi i parë punimi me shifër “HANDS” BH ARKITEKT DOOEL – TETOVË dhe
    • Çmimi i tretë punimi me shifër “ MAJKA” ( Studio IN INXHENERING DOOEL – SHKUP)

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button