Avokati i Popullit: Linja telefonike për shkelje të të drejtës zgjedhore

Të dielën më 15 tetor, në ditën e mbajtjes së raundit të parë të Zgjedhjeve lokale 2017, të gjitha shtatë zyrat e Avokatit të Popullit në Shkup, Manastir, Kërçovë, Kumanovë, Strumicë, Tetovë dhe Shtip, prej orës 7:00 e deri në orën 19:00 do të jenë të hapura për qytetarët, me qëllim që t’u ndihmohet në realizimin dhe mbrotjen e të drejtave të tyre.

Përveç personalisht në zyrat qytetarët parregullsitë zgjedhore mund t’i denoncojnë edhe në numrat e telefonave në zyrën në Shkup 02 3129-327 dhe 3129-367, në Manastir në 047 242-310, në Kërçovë në 045 228-586, në Kumanovë në 031 431-488, në Strumicë në 034 329-996, në Tetovë në 044 344-082 dhe në Shtip në 032 389-701.

Avokati i Popullit Ixhet Memeti në kumtesën e sotme e thekson rëndësinë e respektimit të të drejtës së shprehjes së lirë të vullnetit të qytetarëve, si një ndër të drejtat njerëzore fundamentale, që kontribuon për krijimin e institucioneve demokratike dhe funksionale për një shoqëri të shëndoshë demokratike.

Në këtë drejtim, Avokati i Popullit apelon deri të të gjithë, ndërsa veçanërisht deri te organet kompetente, në suaza të mundësive dhe kompetencave të tyre të kontribuojnë për zbatimin e zgjedhjeve në të cilat votimi do të zhvillohet lirshëm dhe pa pengesë, në pajtim me ligjin dhe në mënyrë konsekuente do të respektohen të drejtat e njeriut.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button