Gjysmë milion njerëz me një shujtë në ditë, ja çfarë kërkojnë OJQ-të në Maqedoni

Maqedonia u paraqit si një nga shtetet që më shumti hedhet ushqim, nga ana tjetër numri i personave që në ditë marrin vetëm një shujtë ka arritur deri në 445.000 krahas aktiviteteve të organizatave joqeveritare, për donim të ushqimit falas me rastin e 17 tetorit Ditës Botërore të Luftës së Varfërisë filluan nga sot kërkohet strategji shtetërore për menaxhim të ushqimit të tepërt dhe uljes së numrit të personave të kategorisë sociale, njofton Portalb.mk.

Ulja e numrit të personave të kategorisë sociale dhe pensionistëve kërkohet pasi që këta janë kategoria më e shpeshtë që marrin vetëm një shujtë në ditë.

“Duhet të ketë strategji e cila do të jetë gjithëpërfshirëse dhe në të sektori civil mund të ndihmojë duke dhënë informata kontribuar në krijimin e politikave të kësaj problematike. Megjithatë i mbetet shtetit që ti zgjidh problemet në mënyrë sistemore me programe të shumta”, tha përfaqësuesja e Kryqit të Kuq të Qytetit të Shkupit.

Ndërkaq, nga OJQ “Llubeznost”, Toni Stankovski bëri të ditur se për njërin nga faktorët e këtij problemi, është duke u punuar me miratim të ligjit të hedhjes së ushqimit.

“Duhet zgjidhje sistemore definitivisht dhe për këtë këtu jemi ne nga sektori joqeveritar që të ndikojmë pozitivisht që të mund të zgjidhen këto probleme. Ne si organizata joqeveritare jemi pjesë e trupit punues për miratim të një ligji për hedhjen e ushqimit të tepërt. Me atë që e shohim në praktikë duam të kontribuojmë që teprica e ushqimit që hedhet të arrijë deri te personat e kategorisë sociale”,tha Stankovski.

Kurse, pjesëtari i OJQ “Mrdni so prst”, Bllazhe Josifovski, njoftoi se krahas tendave ku do të grumbullohet ushqimi në dispozicion kanë edhe kamionë të cilët do të mundësojnë grumbullim të ushqimit prej ndërmarrjeve donatore.

“Tendat për grumbullim të ushqimit do të vendosen në Sheshi Maqedonia, para City Mall-it, në komunën e Aerodromit përballë Shtëpisë Ndërtimore dhe në Gjorçe Petrov përballë Tineksit. Krahas kësaj do të ketë edhe kamionë nga OJQ “Mrdni so prst” të cilët do të mundësojnë grumbullimin e ushqimit në sasi të mëdha nga ndërmarrjet donuese”, tha Josifovski.

Ata njoftuan se grumbullimi i ushqimit do të jetë më 17 tetor, në tendat grumbulluese, në periudhë kohore 10:00h – 19:00h.

Do të grumbullohet: fasule, bizele, kripë, sheqer, pasta, vaj për ushqim, peshk i konservuar, supa të paketuara, biskote dhe ushqime tjera të thata dhe me afat të gjatë të përdorimit.

Realizues të aksionit “Ushqe 1000” janë OJQ “Mrdni so prst” (Lëviz me gisht), Kryqi i Kuq i Qytetit të Shkupit, “Dojdi Makedonia” (Eja Maqedoni), “Llubeznost” (Mirësjellje) dhe “Adra”.

Përndryshe, brenda një viti nga qytetarët e Maqedonisë hedhet ushqim në vlerë prej 10 milion euro, rreth 5.000 tonë, sasi që mund të shfrytëzohet prej 13 mijë individë në tre shujta ditore.

Për tejkalim të këtij problemi janë duke u përgatitur ndryshime ligjore të cilat pritet të përfundojnë në fillim të vitit dhe me të cilat parashihet që teprica e ushqimit në vend se të gjuhet, e njëjta të donohet.

Ndryshe, Franca është shteti i vetëm në botë që rregulloi problemin e hedhjes së ushqimit, ndërkohë që punohet në Britani të Madhe ku në vit hedhet rreth 15 milionë ton ushqim. Në Bashkimin Evropian hedhja e ushqimit arrin vlerën deri më 100 milion ton kurse ligjvënësit në Itali kanë miratuar legjislacionin për ushqimin e mbetur, që të dhurohet tek familjet në nevojë. Vizitorët e restoraneve, ushqimin që mbetet duhet ta marrin me veti dhe jo të hedhet në kontenjerë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button