Boshnjakovski: Qeveria e mëparshme në mënyrë joligjore ka furnizuar me bileta aeroplani

Qeveria e Republikës së Maqedonisë kërkon nga Ministria e Punëve (MPB) të hulumtojë se në çfarë mënyre Qeveria e mëparshme ka furnizuar me bileta aeroplani, sepse siç shpjegoi sot zëdhënësi Mile Boshnjakovski ekzistojnë dyshime për keqpërdorime, njofton Portalb.mk.

Boshnjakovski theksoi se po bëhet hetim për shkeljen e dispozitave të Kodit Zgjedhor për mënyrën dhe për procedurën e furnizimit të biletave nga Shërbimi për punë të përgjithshme dhe të përbashkëta gjatë mandatit të qeverisë së mëparshme, në periudhën prej vitit 2014 deri 2017.

Sipas të dhënave, pas tenderit të shpallur për angazhimin e kompanive që do të kryejnë rezervime të biletave, u bënë marrëveshje kornizë me më shumë kompani. Por, është konfirmuar se personat përgjegjës në Shërbimin për punë të përgjithshme dhe të përbashkëta kanë dorëzuar kërkesë për oferta për bileta vetëm te një kompani, e jo te të gjitha që kanë nënshkruar.

LEXO PËR MË TEPËR:

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button