Djali i ish-diplomatit Nikovski si këshilltar i Gruevskit ka marrë nga shteti 217.490 euro

Djali i ish-diplomatit Risto Nikovski, Aleksandër Nikovski ka marrë para nga buxheti i shtetit me lartësi prej 217.490 euro, informoi sot zëdhënësi i Qeverisë në konferencë për shtyp, Mile Boshnjakovski, njofton Portalb.mk.

Sipas tij, përveç tarifës mujore prej 3.000 euro, plus ka marrë edhe 30.000 euro për bileta aeroplani, 23.000 euro për shërbime hotelerike, 5.500 euro për taksi, 2.500 euro për dhurata dhe 6.000 euro për harxhime të tjera.

Qeveria dorëzoi edhe kërkesë për mendim te Prokurori i Përgjithshëm në lidhje me marrëveshjet për angazhim të Aleksandër Nikovskit, Xhorxh R. Perit dhe Jeshua Shuki Gllajdman si bashkëpunëtor të jashtëm të ish-kryeministrit Gruevski. Nënshkrues ka qenë shefi i atëhershëm i kabinetit të Gruevskit, Martin Protogjer.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button