Lulzim Basha: 25 qershori, atentat ndaj demokracisë

Kreu i Partisë Demokratike deklaroi se në 25 qershor, ashtu siç tregon raporti i OSBE/ODIHR-it sipas tij, u krye atentat ndaj demokracisë, njofton Top Channel.

“Së pari, raporti i OSBE/ODIHR-it nxjerr në pah se vota e qershorit u ndikua dhe u ble. E dyta, vota u ndikua dhe u ble nga Edi Rama dhe PS. E treta, Edi Rama e ndikoi dhe e bleu votën duke përdorur paratë e drogës, kriminelëve, bandave dhe burimet publike. Këto përbëjnë atë që e dinë të gjithë: që më 25 qershor u krye atentat ndaj demokracisë”, tha Basha.

Më tej, kreu i PD-së iu drejtua deputetëve të mazhorancës, duke thënë: “Gjysma prej jush ka ardhur në Parlament nga krimi. Rama sulmon një orë opozitën dhe nuk thotë asnjë fjalë për krimin. Pse? Sepse është njësh me ta. Të dënuar me drogë, prostitucion dhe vrasje u bënë deputetë nga Edi Rama. Partinë tuaj e sundojnë kriminelët. Në zyrat tuaja ju ngrenë pistoletat banditët”.

“Nuk luftohet dot krimi i organizuar kur Rama është vetë krim i organizuar”, shtoi Basha.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

*

Të nderuar komentues! Duke mos dashur të cenojmë opinionet tuaja, lutemi që ato të mos përmbajnë gjuhë të urrejtjes, fyerje dhe ofendime personale dhe të jenë në lidhje me shkrimin, apo temën për të cilën komentohet. Në të kundërtën, nuk do të publikohen. Ju falenderojmë që na ndiqni dhe ju ftojmë të vazhdoni të jeni pjesë e Portalb.mk

VERZIONI DESKTOP