KB: Numri i personave të zhvendosur për shkak të katastrofave natyrore do të arrijë 14 milionë në vit

Vlerësimet e Kombeve të Bashkuara tregojnë se, me përkeqësimin e ndryshimeve klimatike dhe katastrofave natyrore nga 14 milionë persona në vit do të mbesin pa shtëpitë e tyre.

Si rreziqe kryesore të cilat i ka analizuar Zyra për uljen e rreziqeve të KB-së, janë përmbytjet, tërmetet, ciklonet dhe katastrofat e tjera natyrore. Raporti është publikuar sot, në Ditën Ndërkombëtare për Uljen e Rreziqeve nga Fatkeqësitë Natyrore, dhe sipas tij, veçanërisht janë të rrezikuara shtetet në Azinë Jugore dhe Juglindore.

Raporti përmban analiza të numrit të njerëzve të cilat janë zhvendosur brenda vendit apo janë rrezikuar nga katastrofat natyrore dhe vetëm në Indi, numri arrin 2,3 milionë njerëz, derisa në Kinë arrin 1,3 milionë.

Nga vendet e zhvilluara industriale, Rusia dhe SHBA kanë nga qindra mijë persona të cilët drejtpërdrejt janë të rrezikuar nga fatkeqësitë natyrore dhe Agjencia UNISDR e Kombeve të bashkuara u bën thirrje t’i përmirësojnë kapacitetet e tyre për ballafaqim me katastrofat natyrore.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button