Rama: Zgjedhjet ishin sipas standardeve, opozita bllokon diskutimin prej dy javësh

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama në fjalën e tij në seancën plenare të Kuvendit ku po diskutohet për Reformën Zgjedhore, ka deklaruar se zgjedhjet ishin sipas standardeve, ndërsa opozita bllokon diskutimin prej dy javësh.

“Jemi ftuar në një diskutim, që vetëm diskutim nuk ka shans që të jetë. Javën e parë u mor peng foltorja, ndërkohë që nuk ishte kërkuar. Sot është në rendin e ditës, është se u kërkua sipas rregullores, por edhe pse që dje formalisht ju jeni, harroni se do të impononi duke bllokuar foltoren dhe ne jemi këtu bashkë me ju në kërkesën tuaj”, tha Rama.

Kreu i qeverisë shqiptare shtoi se opozita ankohet se i mungon liria e fjalës për arsye se është e paaftë që ta përdorë lirinë e saj.

“Jeni bërë shëmbëllytra e shprehjes ‘kush nuk di ta përdorë lirinë e fjalës ankohet për lirinë e saj’. Sa më të paaftë janë politikanët në kushtet për ta përdorur, aq më shumë çirren se u mungon liria”, u shpreh kryeministri Rama.

Rama citon se edhe në raport, është shkruar, se procesi ishte në përputhshmeri sipas OSBE dhe standardet për zgjedhje demokratike.

“Raporti dhe vetë procesi do ta meritonin një diskutim serioz dhe të përgjegjshëm dhe ka shumëçka për të përmirësuar”, tha Rama.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button