BE: Në zgjedhje të konfirmohet përkushtimi i vlerave demokratike

Zgjedhjet lokale më 15 dhe 29 tetor janë një mundësi për qytetarët që t’i shprehin pikëpamjet e tyre për drejtimin në të cilin komunat e tyre duhet të lëvizin në të ardhmen. BE i inkurajon faktorët ta shfrytëzojnë procesin zgjedhor që ta konfirmojnë dhe ta tregojnë përkushtimin e tyre të vlerave demokratike dhe sundimin e së drejtës, theksohet në deklaratën e përbashkët të BE-së dhe të ambasadave të vendeve-anëtare të BE-së në Maqedoni në prag të zgjedhjeve lokale.

“U bëjmë thirrje liderëve partiak dhe anëtarët e partive të mundësojnë mbajtjen e zgjedhjeve pa frikësime dhe dhunë. Përkujtojmë në rëndësinë që të bëhet ndarje e qartë mes aktiviteteve dhe resurseve shtetërore dhe partiake para së gjithash, gjatë kohës së, dhe pas zgjedhjeve. U bëjmë thirrje mediave t’u sigurojnë qytetarëve informim të shumëllojshëm dhe objektiv i cili u nevojitet që të sjellin vendim të informuar në ditën e zgjedhjeve. E nënvizojmë rëndësinë e vëzhguesve ndërkombëtar të zgjedhjeve, veçanërisht të OSBE/ODIHR. Çdo votë është e rëndësishme. U bëjmë thirrje të gjithë qytetarët ta përmbushin të drejtën e tyre demokratike të votës, dhe në këtë mënyrë ta formësojnë ardhmërinë e komunave të tyre”, theksohet në deklaratën e përbashkët të Delegacionit të BE-së dhe të ambasadave të vendeve-anëtare të BE-së në Shkup.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button