ASHAA: Nga mesnata nuk transmetohen forma të paraqitjes mediale për zgjedhjet

Nga mesnata përfundon fushata zgjedhore për raundin e parë të zgjedhjeve lokale dhe fillon heshtja zgjedhore ku përfundojnë të gjitha format e paraqitjes zgjedhore mediale, njoftoi sot Agjencia për Shërbime Audio dhe Audiovizuale (ASHAA).

“Sipas kodit zgjedhor për shkeljen e heshtjes zgjedhore do të konsiderohen transmetime të çfarëdo lloj informacionesh, fotografive, materialeve audio dhe audovizuale me ose në të cilin marrin pjesë pjesëmarrësit në zgjedhje, çdo lloj formash të raportimit mediatik në funksion të ndonjë fushate zgjedhore dhe mund të ndikojnë në vendimet e votuesve, të dhëna që e zbulojnë identitetin e subjekteve politike dhe/ose të individëve të përfshira në incidente apo në  parregullsi të tjera në ditën e votimit, si dhe deklarata të kandidatëve në procesin zgjedhor, nga pjesëmarrësit në fushatën zgjedhore, nga përfaqësuesit e partive politike dhe nga bartësit e funksioneve në organe qeveritare”, thuhet në njoftimin e ASHAA.

Agjencia i kujton radiodifuzerët se duhet ta përshtatin programin e tyre menjëherë me fillimin e heshtjes zgjedhore që të shmangin  çfarëdo lloj shkelje të heshtjes zgjedhore, sepse, siç theksohet, në pajtim me kodin zgjedhor e vetmja masë është ngritja e procedurës për shkelje para gjykatës kompetente.

Heshtja zgjedhore do të zgjatë deri në orën 19  të  ditës së zgjedhjeve – 15 tetor.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

*

Të nderuar komentues! Duke mos dashur të cenojmë opinionet tuaja, lutemi që ato të mos përmbajnë gjuhë të urrejtjes, fyerje dhe ofendime personale dhe të jenë në lidhje me shkrimin, apo temën për të cilën komentohet. Në të kundërtën, nuk do të publikohen. Ju falenderojmë që na ndiqni dhe ju ftojmë të vazhdoni të jeni pjesë e Portalb.mk

VERZIONI DESKTOP