Haçison: Maqedonia mund të jetë anëtarja e ardhshme e NATO-s

Ambasadori i SHBA-së në NATO, Kej Bejli Haçison vlerësoi se Maqedonia është vendi që mund t’i plotësojë kriteret që të bëhet anëtarja e ardhshme e NATO-s, por shtoi se duhet të zgjidhet problemi me emrin, gjegjësisht të gjendet zgjidhje që do të jetë e pranueshme edhe për Greqinë, njofton Portalb.mk.

Haxhison në intervistë për gazetën amerikane “Uashington Post” tha se e përkrah integrimin e Maqedonisë në NATO, por rikujtoi se vendet e reja anëtare duhet t’i plotësojnë standardet e caktuara demokratike dhe ushtarake.

“Para 10-15 viteve kishte debat dhe u soll vendim që të kemi politikë me dyer të hapura që t’i kyçim vendet ballkanike dhe të kemi standarde që i bëjnë më të forta. Nëse kemi standarde të plotësuara të demokracisë, ushtrisë dhe sundimit të së drejtës, atëherë këto vende do të jenë më të afta që të mbrohen vetë dhe të mbeten si demokratike në një periudhë të gjatë. Politika e dyerve të hapura akoma është këtu dhe standardet janë këtu”, tha Haçison.

Megjithatë, Haxhison theksoi se për shkak kontestit me Greqinë, nuk ka votë të njëzëri për anëtarësim në NATO.

“Konsideroj se të gjithë e shohin Maqedoninë dhe plotësimin e saj në këto standarde. Ka edhe pak deri në plotësimin e plotë, por besoj se nëse tregojnë se janë afër marrëveshjes për kontestin e emrit, ndërsa ne konsiderojmë se kanë emër çfarë ata duan ose në ndonjë formë tjetër, patjetër duhet të ketë konsensus të njëzëri. Konsideroj se janë shumë afër. SHBA i përkrah dhe nëse mund të plotësojnë pjesën e fundit të planit të brendshëm do të jenë vendi i ardhshëm anëtare”, deklaroi Haxhison.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button