Java e aksioneve të FARE-s: “Nacionalizmi dhe Racizmi jashtë futbollit”

Qendra e Maqedonisë për Kulturë dhe Zhvillim dhe Federata e futbollit të Maqedonisë në konferencën e sotme për shtyp prezantuan aktivitetet të lidhura me shënimin e JAVËS SË AKSIONEVE TË FARE-S 2017 – për luftë kundër racizmit, nacionalizmit dhe gjithë formave të diskriminimit në futboll.

Presidenti i QMKZH mr. Nelko Nelkovski u shpreh: “Qendra e Maqedonisë për Kulturë dhe Zhvillim si koordinator nacional i FARE-s, tradicionalisht çdo vit organizon javën e aksioneve të FARE-s në bashkëpunim me Federatën e futbollit të Maqedonisë. Këtë vit java e aksioneve organizohet në 50-të vende me më shumë se 2000 aktivitete të drejtuar kah ngritja e vetëdijes për shoqëri inkluzive dhe tejkalim të çdo lloji të diskriminimit në sport, posaçërisht në futboll që është sporti më i popullarizuar në planet. Këtë vit një prej temave në javën e aksioneve të FARE-s është integrimi i refugjatëve në kontinentin e vjetër dhe QMKZH si aktivitet të veçantë do të organizojë “Festival për integrim të refugjatëve përmes futbollit”.

Ndërkohë sekretari i përgjithshëm i FFM-së, Filip Popovski deklaroi: “Federata e futbollit të Maqedonisë shpreh kënaqësinë e saj për bashkëpunimin me Qendrën e Maqedonisë për Kulturë dhe Zhvillim dhe kyçemi në shënimin e javës së aksioneve të FARE-s në futboll. Në të gjitha ndeshjet e Ligës së Parë të futbollit të Maqedonisë në xhiron që do të zhvillohet më 14 tetor para fillimit do të shfaqen banderola me përmbajtjen “NACIONALIZMI DHE RACIZMI JASHTË FUTBOLLIT” dhe në të njëjtën kohë do të tregohet karton i kuq me të njejtin mbishkrim nga të gjithë pjesëmarrësit në ndeshje, lojtarët e dy skuadrave dhe arbitrat. FFM vazhdimisht me përkushtim punon në tejkalimin e gjithë anomalive në futboll, përmes aktiviteteve të ndryshme gjithë vitin në të gjitha nivelet”. /Portalb.mk/

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button