Kaos komunikacioni në “Partinzanska”, shoferët të revoltuar nga politikanët

Më shumë se një orë është e nevojshme që të kalohet nëpër bulevardin “Partizanska” për shkak se sonte pritet të mbahet mitingu i VMRO-DPMNE-së, njofton Portalb.mk.

Rruga “Ilindenska” është e mbyllur për komunikacion që nga mëngjesi, për atë të gjitha veturat janë rikahëzuar drejt “Partizanskës”, për çka është krijuar kaos dhe pritje nga një orë.

Shoferët të nervozuar vazhdimisht shtypnin sirenat e veturave dhe thuajse të gjithë porositnin “mjaft më me mitingje”.

Ata gjithashtu porosisnin se nuk mundet që partitë të lejojnë që kështu ta bllokojnë qytetin dhe në të ardhmen të gjejnë lokacione tjera.

Zakonisht, për të gjitha mitingjet e partive në Shkup mbyllen rrugën për qarkullim që nga mesnata, ndërkaq më pas plotësisht bllokohen rrugët kur sjellin edhe autobusë nga qytetet tjera.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button