Athinë: Nuk do të ketë masa shtesë për kursim në vitin 2018

Në vitin 2018 nuk do të ndërmerren masa shtesë për kursim, deklaroi zëdhënësi i Qeverisë greke, Dhimitris Canakopulos.

Ai theksoi se ekonomia greke është në rrugë të rikuperimit, duke shtuar se Greqia i plotëson qëllimet fiskale, ndanë ndihmë sociale dhe vendos bazë për model të ri ekonomik dhe produktiv në vend pas memorandumeve.

Lidhur me mundësinë për zgjedhje të parakohshme, Canakopulos tha se suficit primar në vitin 2017 do ta tejkalojë qëllimin madje edhe pas shpërndarjes së ndihmës sociale.

“Shifrat e njëjta priten edhe për vitin 2018, nën kushtin që ekonomia të përshpejtohet. Për këtë nuk ka kuptim që të bisedohet për mundësinë për zgjedhje të parakohshme. Zgjedhjet do të mbahen në vitin 2019”, potencoi zëdhënësi i Qeverisë greke.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button