Shqiptari dhe marokeni terrorizojnë Firencen

Momente terrori mbrëmjen e së enjtes në qytetin e Firences. Një shqiptar 30-vjeçar dhe një maroken 31 vjeçar terrorizuan njerëzit që ndodheshin në një diskotekë në qytetin e vjetër italian, njofton Abcnews.al.

Në gjendje të dehur dhe me thika në duar, ata janë futur në lokalin e natës dhe kanë nisur të kërcënojnë njerëzit aty, duke thirrur edhe me fjalët ‘Allah Akbar”. Menjëherë kanë ndërhyrë rojet e diskotekës, por shqiptari e marokeni i kanë sulmuar, ndërsa më pas kanë shkatërruar edhe 4 makina që ndodheshin jashtë.

Ata janë kthyer sërish në diskotekë duke thirrur sërish “Allah Akbar”. Njëri prej rojeve ka treguar se, marokeni i kishte vendosur thikën në fyt, por që e kishte shtrirë për tokë disa momente dhe më pas ishin larguar.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button