Ostreni: Në Maqedoni nuk ka hapësirë për parlament dydhomësh

Në Maqedoni nuk ka hapësirë për parlament dydhomësh, ndërkaq paralajmërimet e tyre janë vetëm dëshirë për të ardhur deri në përplasje të reja dhe ti jepet arsyetim VMRO-DPMNE-ë dhe të tjerëve që të thonë se shqiptarët janë fajtorë për gjithçka në Maqedoni, porositi dje nga Dibra, lideri i partisë Uniteti, Gëzim Ostreni për gjatë kohës së mitingut të koalicionit “Aleanca për Shqiptarët – RDK”, njofton Portalb.mk.

Ostreni dërgoi kritika në adresë të kryetarit të partisë Aleanca për Shqiptarët, Zijadin Sela, i cili tha se “shtatë ditë përpara fillimit të fushatës zgjedhore, partia e tij Lëvizja për Reforma në PDSH, e cila ishte pjesë e koalicionit “Aleanca për Shqiptarët” e ka regjistruar si parti Aleanca për Shqiptarët, që më pas Sela të ofrojë program për parlament dydhomësh në Maqedoni”.

Ai vlerësoi se ndarjet në rrugën drejt BE-së janë të dëmshme dhe janë të kaluara, pasi që ata sjellin vetëm gjakderdhje mes popujve.

Kandidati për kryetar të komunës së Dibrës nga radhët e koalicionit UNITETI-RDK (Aleanca për Shqiptarët), Shkëlqim Xhafa, shpalosi platformën zgjedhore duke elaboruar para bashkëqytetarëve të tij se si planifikon ai dhe ekipi i tij t’i zgjidhë problemet e këtij qyteti nëse ata përkrahin të njëjtin. Xhafa ofroi zgjidhje për problemet infrastrukturore, sociale, ekologjike, për problemet e bujqve, të rinisë e tjerë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button