Ndërroi jetë një ushtar profesionist i ARM-së, pas shuarjes së zjarrit në Krivollak

Ushtari profesionist O.H. (35) ka ndërruar jetë mbrëmë në Shtëpinë e Shëndetit në Negotinë, pasi që paraprakisht me kolegët e tij ka marrë pjesë në shuarjen e zjarrit në poligonin e armatës Krivollak, i cili ka shpërthyer pas kryerjes së një gjuajtjeje të planifikuar nga ana e njësitit të ARM-së.

“Pas kryerjes së intervenimit, ushtari profesionist fillimisht ka paraqitur se nuk ndjehet mirë, pas së cilës i është përkeqësuar gjendja. Menjëherë me automjet spitalor të armatës dhe nën shoqërinë e mjekut ushtarak është dërguar drejt institucionit më të afërt shëndetësor, në Negotinë, ku pas arritjes nga ana e personelit është nisur drejt reanimacionit, por pas një kohe të shkurtër është konstatuar vdekja”, kumtoi Shtatmadhoria e ARM-së.

Rasti dhe shkaqet për këtë fatkeqësi gjatë orëve të mbrëmjes janë hetuar nga ana e gjykatësit hetues, i cili ka kryer ekspertizë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button