Pakistan: Shtyhet procesi kundër ish-kryeministrit për shkak të përleshjeve

Një gjykatë në Pakistan e ka shty procesin lidhur me padinë kundër ish-kryeministrit, Nawaz Sharif, dhe kundër vajzës së tij dhe bashkëshortit të saj, të akuzuar për korrupsion, pas përleshjeve ndërmjet mbështetësve të tyre dhe policisë, njofton REL.

Përleshjet jashtë gjykatës në kryeqytetin Islamabad filluan sot, pak kohë para arritjes së vajzës së zotit Sharif, Maryam Nawaz, dhe bashkëshortit të saj, Mohammad Safdar.

Ish-kryeminsitri Sharif përsëri nuk është paraqitur në gjykatë, pasi bashkëshortja e tij është e sëmurë dhe gjendet për mjekim në Londër.

Pas dhunës, gjyqtarët e kanë shtyrë seancën për gjashtë ditë.

Sharif, vajza e tij dhe bashkëshorti i saj, dhe dy djem të ish-kryeministrit, ballafaqohen me akuza për korrupsion, që dolën nga hetimet në dokumentet e rrjedhura, të njohura me emrin, Letrat e Panamasë, në të cilat sugjerohet se Sharif dhe disa anëtarë të falmiljes së tij kishin pasuri të padeklaruar jashtë Pakistanit.

Në muajin korrik të këtij viti, zoti Sharif, me vendim gjyqësor, është dëbuar nga zyra. Ai i ka hedhur poshtë të gjitha akuzat.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button