Suedi, sulm me armë në një supermarket

Qyteti jugor i Suedisë, Trelleborg është tronditur mbrëmjen e të enjtes, pasi një person i armatosur ka qëlluar drejt njerëzve në një market, përcjell Top Channel.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 23:30, ndërkohë që supermarketi ishte plot me njerëz. Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe po merr nën kontroll situatën, ndërsa ende nuk dihet nëse ka viktima nga ky sulm.

“Jemi njoftuar për të shtëna me armë dhe kemi ardhur menjëherë. Deri tani kemi konstatuar vetëm disa persona të plagosur dhe urojmë të mos ketë pasoja fatale”, tha një zëdhënës i policisë lokale.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

*

Të nderuar komentues! Duke mos dashur të cenojmë opinionet tuaja, lutemi që ato të mos përmbajnë gjuhë të urrejtjes, fyerje dhe ofendime personale dhe të jenë në lidhje me shkrimin, apo temën për të cilën komentohet. Në të kundërtën, nuk do të publikohen. Ju falenderojmë që na ndiqni dhe ju ftojmë të vazhdoni të jeni pjesë e Portalb.mk

VERZIONI DESKTOP