Gruevski në takim me ambasadorët: Qeveria po keqpërdor institucionet

Lideri i VMRO-DPMNE-së, Nikolla Gruevski, dje ka pasur takim me ambasadorët e SHBA-së, të shteteve anëtare të Bashkimit Evropian dhe të NATO-s në vend, në të cilin nga ana e partisë është theksuar se gjatë rrjedhës së fushatës janë vërejtur një sërë shkeljesh të procesit zgjedhor, incidente fizike, demolomë të shtabeve, por edhe keqpërdorim të resurseve shtetërore për qëllime partiake, njofton Portalb.mk.

Nga VMRO-DPMNE, ashtu siç thuhet në kumtesë, është theksuar se është e patjetërsueshme që “pushteti të ndalojë me keqpërdorimin e institucioneve shtetërore”.

“Nga VMRO-DPMNE gjithashtu u theksua nevoja për zbatimin e zgjedhjeve korrekte dhe demokratike, për çka është e nevojshme zmadhimi i angazhimit të institucioneve. VMRO-DPMNE do të ngelet e përkushtuar në zbatimin e zgjedhjeve korrekte dhe demokratike dh e krijimin e ambientit demokratik për të gjithë përfaqësuesit në procesin zgjedhor. VMRO-DPMNE është e sigurt se zgjedhjet lokale patjetër të jenë sipas standardeve më të larta, që Republika e Maqedonisë të vazhdojë të hapërojë drejt BE-së dhe NATO-s”, thuhet në kumtesën e partisë pas takimit.

Ky është takimi i dytë i Gruevskit me ambasadorët përpara zgjedhjeve lokale. Më 19 shtator, ai bashkë me anëtarët e Komitetit Ekzekutiv të partisë ka pasur takim me ambasadorët e vendeve të BE-së në Maqedoni dhe me përfaqësuesit e OSBE/ODIHR, në të cilën, mes tjerash ka kërkuar që “Qeveria në mënyrë aktive të angazhohet për krijimin e ambientit për mbajtjen e zgjedhjeve lokale”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button