Rusia i akuzon SHBA-të për moslejim të hyrjes së zyrtarëve ushtarakë

Rusia i ka akuzuar Shtetet e Bashkuara për moslejim të hyrjes së zyrtarëve ushtarakë rusë, që planifikonin të mbanin një takim ruso-kinez në Kombet e Bashkuara, ku do të kritikoheshin sistemet raketore mbrojtëse të Shteteve të Bashkuara, përcjell REL.

Aleksandar Emelianov, nga Komiteti për bashkëpunim ndërkombëtar i Ministrisë së mbrojtjes së Rusisë, tha dje se Moska dëshironte ta dërgonte delegacionin e udhëhequr nga gjenerali, Tretyak Andrey, shef i lartë në shtamadhorinë e ushtrisë ruse.

“Atyre nuk u është dhënë viza për hyrje”, u tha Emelianov disa diplomatëve, që merrnin pjesë në një takim gjysmëorësh në selinë e Kombeve të Bashkuara në Nju Jork.

Misioni amerikan në Kombet e Bashkuara ka refuzuar të komentoj lidhur me këtë takim ose për rastet individuale të vizave.

Ambasadori amerikan për çarmatim, Robert Wood, dhe zyrtari i Departamentit amerikan të shtetit, Jeffrey Eberhardt, u larguan nga takimi disa minuta pasi ai filloi.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

*

Të nderuar komentues! Duke mos dashur të cenojmë opinionet tuaja, lutemi që ato të mos përmbajnë gjuhë të urrejtjes, fyerje dhe ofendime personale dhe të jenë në lidhje me shkrimin, apo temën për të cilën komentohet. Në të kundërtën, nuk do të publikohen. Ju falenderojmë që na ndiqni dhe ju ftojmë të vazhdoni të jeni pjesë e Portalb.mk

VERZIONI DESKTOP