“Shtëpia e Bernarda Albës” shfaqja ku lumturia nuk ka rëndësi (FOTO+VIDEO)

E kur lumturia humb vlerën përballë përfitimit material shtëpinë do ta kaplojë zymtësia e shfaqjes “Shtëpia e Bernarda Albës” të Lorkës e Teatrit “Andon Zako Çajupi” të Korçës, në regji të Qendrim Rijanit, e cila u shfaq në Suli An të Çarshisë së Shkupit, njofton Portalb.mk.

catsLufta ndërmjet përfitimit material dhe atij emocional të humbur nën katrahurën e traditës ishte sfida që i atakonte gjeneratat e ndryshme në shfaqjen që sot pati siparin të hap dekadën e dytë të Festivalit Ndërkombëtar “Skupi”.

Nëna, që për synim jetësor ka të mos e humb trashëgiminë duke mos lejuar që të martohen pesë bijat e saja, e cila me frikën se trashëgimtaret do të cenonin nderin i cili në fshatin ku jetonin kishte vlerën e jetës, ku dashuria nuk ka rëndësi përballë urdhrave të saj, ku mosrespekti ndaj babait e bënte të pa ndjenjë ndaj tij dhe dëshirës së tij për t’i martuar bijat që të kenë ato një djalë me flokë të bardhë ashtu si ai e kishte ëndërruar, ku fjalët e shërbëtores ishin “amin” juridik për të, sollën jetesën dhe botën ku njerëzit ditën janë engjëj e natën djaj.

Kur një nënë tregohet arrogante ndaj bijave të saj, shpërfillëse ndaj ndjenjave të tyre, mosinteresim ndaj qëllimeve të tyre, joliberale ndaj dëshirave të tyre, jo e arsyeshme ndaj parimeve të saja dhe jo e denjë për një baba i cili e kishte trashëgimtaren e vetme, do të sjellë edhe momentin se përballë moshumbjes së pasurisë së trashëguar nuk kanë vlerë as ndjenjat e bijave të saja, as dëshira e babait për të pasur në “bebi” me flokë të bardha e as dëshira e bijës së vogël, e cila ndryshe prej katër motrave të saja, nuk zgjedhi të jetë e heshtur përballë ndjenjave, vendime këto që do ta linte edhe atë të ve sikurse motrat e saja. Por jo vetëm kaq, sfidën për të bërë ballë traditën, për të ngujuar ndjenjat e saja sepse duhej t’ju bindej urdhrave të nënës dhe dëshira që të mos i ngjajë ajo çfarë ju ngjau motrave të saja, Adelës i kushtoi me jetë, gjë për të cilën nëna e saj, Bernarda u krenua sepse i bija i shkoi në amshim e virgjër.

hhh

E të gjitha këto porosi, konflikte gjeneratash, kohërash, parimesh e qëllimesh jetësore, shpërfillje emocionale, ndjenja të superioritetit, intrigash dashurie, shtypje emocionesh, u sollën nga aktorët e Shqipërisë si Zamira Kita, Klodjana Keco, Gladiola Harizaj, Blerta Belliu, Dasara Xhangolli, Linda Jarani, Ilda Pepi, Sotiraq Bratko nën tingujt e muzikës së kënduar nga Laxarela Deti dhe Niki Petriti.

Por jo vetëm kjo, natës së sontme sharmin e vërtetë ia dha edhe publiku i cili kalonte numrin 350.Foto publiku 1

Për këtë shfaqje dhe festivalin “Skupi” që pati natën e parë, drejtori i Festivalit, Muzbajdin Qamili u shpreh se krahasuar me vitet e kaluara kjo çfarë u pa sonte është shenjë se interesimi për teatrin dhe kulturën shkon duke u rritur.

“Shfaqja që u dha sonte hapi festivalin i cili ditëve të tjera do të mbahet në Qendrën Kulturore Rinore. Sonte kishte më shumë se 350 vetë, e nëse kjo krahasohet me edicionet e kaluara është tregues se interesimi për kulturën shkon duke u rritur”, tha Qamili.

“Shtëpia e Bernarda Albës” nga autori Federiko Garcia Lorka është një ‘Eksterier Spektakël’, përpjekje që e gjithë përralla ta përshtatet me vendin e veprimit, ndërkohë që publiku bëhet bashkëvuajtës me personazhet, ndihmuar kjo edhe nga vetë vendi i veprimit.

cats

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button