“Shtëpia e Bernarda Albës” shfaqja ku lumturia nuk ka rëndësi (FOTO+VIDEO)

E kur lumturia humb vlerën përballë përfitimit material shtëpinë do ta kaplojë zymtësia e shtëpisë së Bernarda Albës të Lorkës në Suli An të Çarshisë së Shkupit, me shfaqjen e “Shtëpia e Berndarda Albës” e Teatrit “Andon Zako Çajupi” të Korçës, në regji të Qendrim Rijanit, njofton Portalb.mk.

catsLufta ndërmjet përfitimit material dhe atij emocional të humbur nën katrahurën e traditës ishte sfida që i atakonte gjeneratat e ndryshme në shfaqjen që sot pati siparin të hap dekadën e dytë të Festivalit Ndërkombëtar “Skupi”.

Nëna, që për synim jetësor ka të mos e humb trashëgiminë duke mos lejuar që të martohen pesë bijat e saja, e cila me frikën se trashëgimtaret e saja do të cenonin nderin i cili në fshatin ku ata jetonin kishte vlerën e jetës, ku dashuria nuk ka rëndësi përballë urdhrave të saj, ku mosrespekti ndaj babait të saj e bënte të pa ndjenjë ndaj tij dhe dëshirës së tij për t’i martuar bijat e saja vetëm e vetëm që të kenë ata një djalë me flokë të bardhë ashtu si ai e kishte ëndërruar, ku fjalët e shërbëtores ishin “amin” juridik për të, sollën jetesën dhe botën ku njerëzit ditën janë engjëj e kurse natën janë djaj.

E kur një nënë tregohet arrogante ndaj bijave të saj, shpërfillëse ndaj ndjenjave të tyre, mosinteresim ndaj qëllimeve të tyre, joliberale ndaj dëshirave të tyre, jo e arsyeshme ndaj parimeve të saj dhe jo e denjë për një baba i cili e kishte trashëgimtaren e vetme, do të sjellë edhe momentin se përballë moshumbjes së pasurisë së trashëguar nuk kanë vlerë as ndjenjat e bijave të saja, as dëshira e babait për të pasur në “bebi” me flokë të bardha e as dëshira e bijës së vogël, e cila ndryshe prej katër motrave të saja, nuk zgjedhi të jetë e heshtur përballë vendimeve të nënës së saj, vendime këto që do ta linte edhe atë të ve sikurse motrat e saja. Por jo vetëm kaq, sfidën për të bërë ballë traditën, për të ngujuar ndjenjat e saja vetëm e vetëm sepse duhej t’i bindej urdhrave të nënës së saj dhe dëshira që të mos i ngjajë edhe asaj ajo çfarë ju ngjau motrave të saja, Adelës i kushtoi me jetë, gjë për të cilën nëna e saj, Bernarda u krenua sepse i bija i shkoi në amshim e virgjër.

hhh

E të gjitha këto porosi, konflikte gjeneratash, kohërash, parimesh e qëllimesh jetësore, shpërfillje emocionale, ndjenja të superioritetit, intrigash dashurie, shtypjesh emocione, u sollën nga aktorët e Shqipërisë si Zamira Kita, Klodjana Keco, Gladiola Harizaj, Blerta Belliu, Dasara Xhangolli, Linda Jarani, Ilda Pepi, Sotiraq Bratko nën tingujt e muzikës së kënduar nga Laxarela Deti dhe Niki Petriti.

Por jo vetëm kjo, natës së sontme sharmin e vërtetë ia dha edhe publiku i cili kalonte numrin 350.Foto publiku 1

Për këtë shfaqje dhe festivalin “Skupi” që sot ka natën e parë, drejtori i Festivalit, Muzbajdin Qamili u shpreh se krahasuar me vitet e kaluara kjo çfarë u pa sonte është shenjë se interesimi për teatrin dhe kulturën shkon duke u rritur.

“Shfaqja që u dha sonte hapi festivalin i cili ditëve të tjera do të mbahet në Qendrën Kulturore Rinore. Sonte kishte më shumë se 350 vetë, e nëse kjo krahasohet me edicionet e kaluara është tregues se interesimi për kulturën shkon duke u rritur”, tha Qamili.

“Shtëpia e Bernarda Albës” nga autori Federiko Garcia Lorka është një ‘Eksterier Spektakël’, përpjekje që të gjithë përrallën ta përshtasim me vendin e veprimit, ndërkohë që publiku bëhet bashkëvuajtës me personazhet, ndihmuar kjo edhe nga vetë vendi i veprimit.

cats

Leave a Reply

Your email address will not be published.

*

Të nderuar komentues! Duke mos dashur të cenojmë opinionet tuaja, lutemi që ato të mos përmbajnë gjuhë të urrejtjes, fyerje dhe ofendime personale dhe të jenë në lidhje me shkrimin, apo temën për të cilën komentohet. Në të kundërtën, nuk do të publikohen. Ju falenderojmë që na ndiqni dhe ju ftojmë të vazhdoni të jeni pjesë e Portalb.mk

rolex replica paypal patek philippe
VERZIONI DESKTOP