Zhelinë, PPD kërkon që buxheti për komunat të shpërndahet në mënyrë proporcionale

“Të vazhdojë decentralizimi dhe të gjendet një mënyrë që buxheti në komunat e Maqedonisë të shpërndahet në mënyrë proporcionale”, ky ishte propozimi i kryetarit të Partisë për Prosporitet Demokratik (PPD) në tubimin partiak me banorët e Zhelinës, raporton Portalb.mk.

“Në partinë tonë jemi kombinim gjeneratash, kemi resurse njerëzore dhe intelektuale për t’i bërë ballë çdo sfide. Detyrimisht duhet të vazhdojë decentralizimi, gjegjësisht të krijohet një mekanizëm që të shihet çdo komunë se sa para participon dhe sa i kthehen të njëjtës. Me decentralizim duhet të kthehen paratë te komunat tona, pra i kërkojmë paratë tona”, tha Aliti.

22537939_1643179549085858_1515110759_n (1)

Bartësja e listës për Komunën e Zhelinës, Ermira Rexhepi,  ritheksoi nevojën e dencetralizim, ndërkaq tha se gjithashtu ata do të angazhohen që banorët e kësaj komune të kenë jetë mirë, ndërkaq të gjithë këtë do ta bëjnë në bazë të transparencës dhe llogaridhënies.

“Duhet të ketë reforma dhe funksionimi i pushtetit lokal, pra të vazhdojë decentralizimi, sidomos në sistemin fiskal. Ne do të angazhohemi për ekonomi më të mirë lokale në këtë komunë, arsim infrastrukturë, mjedis më të pastër dhe mirëqenie më të mirë. Premtojmë se të gjitha aktivitetet do t’i bëjmë në mënyrë transparente dhe llogari dhënie”, tha Rexhepi.

Ndryshe, PPD në këto zgjedhje merr pjesë gjithsej në 6 komuna, prej të cilëve në njërën me kandidat për kryetar të komunës dhe në komunat tjera për këshilltarë.

Sipas kryetarit të PPD-së Aliti, në këto zgjedhje pritshmëritë janë që të fitojnë sa më shumë këshilltarë në komunat që kandidojnë, ndërkaq në zgjedhjen e ardhshme të angazhohen më tepër për që të marrin komuna.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button