Haradinaj paralajmëron formimin e armatës së Kosovës përmes ndryshimeve kushtetuese

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka vizituar sot Forcat e Sigurisë së Kosovës ku është pritur nga ministri, Rrustem Berisha.

Kryeministri Haradinaj, siç njoftojnë mediat kosovare, ka thënë se FSK është sinonim i suksesit.

“Ka edhe institucione që flasin për sukses, këtu është një adresë që mund të flasim vetëm për sukses dhe suksesi më i madh është besimi në FSK-në dhe në ministrinë. Kjo shkallë e lartë e besimit ka një sekret. Është një besnikëri e të gjithë pjesëtarëve të forcës në misionin që kanë t’i shërbejnë atdheut, qytetarëve dhe po ashtu ndaj aleatëve të Kosovës në temën e sigurisë. Ushtrinë që e kemi duhet t’i japim mandatin kushtetues”, ka thënë Haradinaj.

Sipas Haradinajt, rekurtuimi i qytetarëve serb është një investim i qytetarit në sigurinë e shoqërisë.

“FSK do ta vazhdojë perspektiven e rritjes së besimit edhe te komuniteti serb”, ka thënë ai. 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button