Në Kenia ndalohen protestat e opozitës

Autoritetet keniane ndaluan demonstrata në tre qytete, në të cilat periudhën e kaluar mbaheshin protesta të opozitës para zgjedhjeve presidenciale të caktuara për më 26 tetor.

“Demonstratat në qytetet Najrobi, Mombasa dhe Kisum janë ndaluar për shkak të kanosjes së qartë se mund të vijë drejt rrezikimit të rendit dhe paqes publike”, deklaroi ministri i Punëve të Brendshme, Fred Matianga.

Opozita organizoi protesta javëve të fundit në këto qytete kundër komisionit zgjedhor i cili konsiderohet si përgjegjës për parregullsitë në zgjedhjet presidenciale të 8 gushtit.

Gjykata Supreme e Kenias i anuloi zgjedhjet që i fitoi presidenti Uhuru Keniata. Zgjedhjet e reja u caktuan për më 26 tetor.

Në demonstratat në Kenia deri tani jetën e kanë humbur 37 persona.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button