Lufta botërore me tastierë ka filluar, mes Rusisë, SHBA dhe Izraelit

Është një trekëndësh që lidh Shtetet e Bashkuara, Rusinë dhe Izraelin. Agjentët e Kremlinit kanë spiunuar shërbimet sekrete amerikane, por inteligjenca izraelite e ka kapur këtë gjë dhe ka paralajmëruar aleatët e huaj. Historia është rrëfyer nga Nju Jork Tajms, shkruan Bota.al.

E gjitha fillon me një mendjelehtësi të një punonjësi të Agjencisë Kombëtare të Sigurisë (NSA), i cili ruan në në kompjuterin e tij në shtëpi – i mbrojtur prej një antivirusi të zhvilluar nga kompania informatike ruse “Kaspersky” – disa materiale të rezervuara, duke lejuar hakerat në Moskë që të futen në sistem dhe të vjedhin disa informacione, që iu dorëzuan inteligjencës së Moskës. Antivirusi në fjalë nuk është për t’u nënvlerësuar, duke pasur parasysh se hakerat ishin në gjendje që të hynin në soft-in e antivirusit që, për të mbrojtur nga viruse të rrezikshme, duhet që të ketë qasje në të gjithë memorjen e një kompjuteri.

Dhe në këtë pikë ndërhyn shërbimi i fshehtë i Tel Avivit, i cili është në dijeni të ndërhyrjes ruse dhe informon Uashingtonin: antivirusi, në fakt, është i instaluar në kompjuterat e më shumë se 20 agjencive qeveritare amerikane të Departamentit të Shtetit, Mbrojtjes, Energjisë, Drejtësisë, Thesarit dhe tre ministrive ushtarake (Ushtria, Marina dhe Aeronautika).

Që nga viti 2014, agjentët e fshehtë izraelitë arrijnë të depërtojnë Kasperskyn, monitorojnë veprimtarinë e rusëve dhe të paralajmërojnë SHBA, që urdhërojnë ndalimin e përdorimit të Kasperskyt, në të gjitha agjencitë që e kanë instaluar.

Dekreti amerikan u nxorr një muaj më parë, në 13 shtator. Nga ajo që lexohet prej rindërtimit të Nju Jork Tajms, nuk është e qartë nëse Moska ia ka dalë të vjedhë informacione të rezervuara nga agjencitë amerikane të përfshira. Dhe nuk ka as prova që kanë qenë 007-at izraelitë, të cilët kanë depërtuar antivirusin dhe paralajmëruar Uashingtonin.

E sigurtë është që, një raport i qershorit 2015, botuar nga Kaspersky, kishte zbuluar që sulmi ndaj sistemit të tij i ngjante një episodi të mëparshëm, që kish ndodhur në 2010-ën, dhe pagëzuar me emrin Duqu. Sulmi, në atë rast, ishte organizuar nga koalicioni izraelito-amerikan dhe kishte shërbyer për të infiltruar në strukturën bërthamore të natanzit, në Iran, si dhe për të shkatërruar një të pestën e kokave të raketave, falë armëve informatike.

Kaspersky ka mohuar që të jetë përfshirë në aksionet e hacker-ëve rusë. “Nuk i kemi ndihmuar asnjëherë, nuk do ta bëjmë kurrë, një qeveri në operacionet e saj të spiunazhit kibernetik”.

Disa ekspertë të informatikës, të cituar nga Nju Jork Tajms, këmbëngulin se hacker-ët rusë nuk do të kishin arritur kurrë që të depërtonin në programin e zhvilluar nga Evgenij Kaspersky, pa një ndihmë nga vetë kompania. Por po të mos ishte kështu, shpjegimi, shkruan e përditshmja amerikane, mund të jetë që disa anëtarë të inteligjencës së Moskës kanë depërtuar fshehtas në kompani. Një hipotezë padyshim magjepsëse. Por që për momentin, nuk është konfirmuar nga asnjë provë. 

Leave a Reply

Your email address will not be published.

*

Të nderuar komentues! Duke mos dashur të cenojmë opinionet tuaja, lutemi që ato të mos përmbajnë gjuhë të urrejtjes, fyerje dhe ofendime personale dhe të jenë në lidhje me shkrimin, apo temën për të cilën komentohet. Në të kundërtën, nuk do të publikohen. Ju falenderojmë që na ndiqni dhe ju ftojmë të vazhdoni të jeni pjesë e Portalb.mk

VERZIONI DESKTOP