Trampi nënshkroi dekret, me të cilin tërhiqet Obamaker

Presidenti amerikan, Donald Tramp sot e bëri hapin e parë drejt përmbushjes së premtimit të tij parazgjedhor për tërheqjen e Obamaker, me nënshkrimin e dekretit, me të cilin do të fitohet “sigurim më i pranueshëm shëndetësor për miliona njerëz”.

Me dekretin obligohet administrata të zhvillojë politika të cilat do ta risin konkurrencën në zgjedhjen e sigurimit shëndetësor, me çmime më të ulëta dhe përmirësimin e cilësisë së sigurisë shëndetësore.

Megjithatë mediat amerikane komentojnë se me këtë dekret, tërhiqet Obamaker, dhe lihen pa sigurim amerikanët më të rinj dhe më të shëndoshë.

Tramp nga Shtëpia e Bardhë tha se ky dekret i qeverisë të SHBA-së nuk do t’i kushtojë asgjë ndërsa njerëzit do të kenë sigurim të shkëlqyer shëndetësor.

Më 26 shtator, republikanët në Senatin amerikan nuk e votuan planin e fundit të Trampit, i cili parashikonte tërheqje dhe zëvendësim të Obamaker.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button