Netanjahu: Izraeli do të tërhiqet nga anëtarësimi në UNESKO

Izraeli do të tërhiqet nga anëtarësimi në UNESKO, paralajmëroi kryeministri izraelit, Benjamin Netanjahu.

“Kryeministri Netanjahu kërkoi nga Ministria e Punëve të Jashtme të përgatitë gjithçka nevojitet që shteti të tërhiqet nga anëtarësimi në UNESKO, pas hapit që e ndërmori SHBA-ja”, kumtoi Kabineti i kryeministrit.

Netanjahu në kumtesë e përshëndet hapin e SHBA-së që të heqin dorë nga anëtarësimi në këtë organizatë të KB-së, për shkak të, siç ceket, qëndrimeve “antiizraelite”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button