Zaev: Kratova do të gazifikohet dhe do të hapen vende të reja pune

Kryetari i LSDM-së Zoran Zaev sot në takim me banorët e Kratovës tha se lista e këshilltarëve dhe kandidati për kryetar komune të Kratovës, Lupço Bojaxhiev kanë mbështetje prej tij dhe do të kenë mbështetje nga Qeveria dhe nga shumica parlamentare në realizimin e masave të cilat sjellin jetë për të gjithë.

“Jam i bindur se mundemi ta gazifikojmë Kratovën. Unë e gazifikova Strumicën. Këtu ky është mision shumë i mundur. Gazifikimi është shumë i rëndësishëm, për zhvillimin e industrisë, për hapjen e vendeve të punës, por edhe kursim të energjisë në shkolla, në kopshtet për fëmijë, nëpër spitale 68 për qind e energjisë mund të kursehet, sipas shembullit të Strumicës”, theksoi Zaev para banorëve të Kratovës.

Kur flasim për jetë, siç tha, flasim edhe për politika të cilat do të krijojnë kushte të rinjtë të mund të fitojnë dhe krijojnë familje të tyre këtu, në Kratovë.

“Për qëllim kemi të rinjtë të mos mendojnë ta braktisin shtetin. Të rinjtë këtu ta planifikojnë jetën. Askund nuk është më mirë se në shtëpi”, thekson Zaev. U bëri thirrje banorëve të Kratovës më 15-të tetor ta mbështesin kandidatin për kryetar komune të Kratovës dhe LSDM-së dhe listën për këshilltarë për realizimin e projekteve për, siç tha, përmirësimin e jetës së të gjithë qytetarëve.

ZL2017/Zaev? Kratova do të gazifikohet dhe do të hapen vende të reja pune

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button