VMRO-DPMNE: Zgjedhjet duhet të zbatohen sipas standardeve më të larta

Kryetari i VMRO-DPMNE-së, Nikolla Gruevski sot realizoi takim me ambasadorët e SHBA-së, shteteve anëtare të Bashkimit Evropian dhe NATO-s në Republikën e Maqedonisë.

Temë e bisedimeve, siç njoftojnë nga partia, ishte fushata zgjedhore dhe zhvillimi i saj.

“VMRO-DPMNE ka theksuar se gjatë fushatës janë vërejtur një sërë shkeljesh të procesit zgjedhor, incidente fizike, shtabe të demoluara, si dhe keqpërdorim të resurseve shtetërore për qëllime partiake”, thuhet në kumtesë.

Nga VMRO-DPMNE, gjithashtu është theksuar nevoja e zbatimit të zgjedhjeve korrekte dhe demokratike, me ç’rast, siç theksohet në kumtesë, nevojitet angazhim i rritur i institucioneve shtetërore.

“VMRO-DPMNE është e bindur se zgjedhjet lokale duhet të jenë sipas standardeve më të larta, me qëllim që Republika e Maqedonisë të vazhdojë të hapërojë në rrugën drejt BE-së dhe NATO-s”, shtohet në kumtesë.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

*

Të nderuar komentues! Duke mos dashur të cenojmë opinionet tuaja, lutemi që ato të mos përmbajnë gjuhë të urrejtjes, fyerje dhe ofendime personale dhe të jenë në lidhje me shkrimin, apo temën për të cilën komentohet. Në të kundërtën, nuk do të publikohen. Ju falenderojmë që na ndiqni dhe ju ftojmë të vazhdoni të jeni pjesë e Portalb.mk

VERZIONI DESKTOP