Shtyhet gjendja e jashtëzakonshme në Egjipt

Autoritetet egjiptiane e vazhduan gjendjen e jashtëzakonshme për edhe tre muaj, pas vendosjes fillestare në prill, pas atentateve në kisha, ku pati dhjetra viktima.

Presidenti, Abdel Fatah Sisi dha dekret për vazhdimin e gjendjes së jashtëzakonshme, pasi pardje skadoi afati paraprak.

Sips gazetës “Ahram”, afati i tretë me radhë tremujor fillon prej nesër.

Në prill Sisi shpalli gjendje të jashtëzakonshme pas sulmeve në dy kisha, me ç’rast jetën e humbën të paktën 64 persona. Përgjegjësinë për sulmin e ndërmori grupi Shteti Islamik. 

Leave a Reply

Your email address will not be published.

*

Të nderuar komentues! Duke mos dashur të cenojmë opinionet tuaja, lutemi që ato të mos përmbajnë gjuhë të urrejtjes, fyerje dhe ofendime personale dhe të jenë në lidhje me shkrimin, apo temën për të cilën komentohet. Në të kundërtën, nuk do të publikohen. Ju falenderojmë që na ndiqni dhe ju ftojmë të vazhdoni të jeni pjesë e Portalb.mk

VERZIONI DESKTOP