Indeks për barazi mes gjinive: Suedia e para, Greqia e fundit

Në Indeksin e azhurnuar të barazisë së gjinive në BE tregohet gjendja aktuale, por theksohet se edhe pse ka progres në këtë sferë, ai është shumë i ngadalshëm. BE-ja ka vetëm katër pikë më shumë se para 10-të viteve, gjegjësisht 66,2 prej gjithsej 100.

Kur është në pyetje barazia mes gjinive, në BE më e mirë është Suedia me 82,6 pikë, ndërsa në fund është Greqia, me 50 pikë. Italia është vend i cili ka arritur progres më të madh dhe fitoi 12,9 pikë shtesë, me çka e zuri vendin e 14-të në listë.

“Edhe mëtej kemi progres, por shumë ngadalë. Larg jemi nga shoqëri e barazisë gjinore dhe të gjitha shtetet në BE kanë edhe shumë punë në këtë fushë. Në disa rajone, pabarazia është madje edhe më e madhe se sa ka qenë para 10-të viteve. Indeksi ynë i barazisë qartë tregon nëse politikat e qeverisë janë harmonizuar me nevojat e posaçme të grave dhe burrave, dhe konfirmon nëse këto politika janë efektive ose jo”, deklaroi Virxhinia Langbak, hulumtuese në Institutin Evropian për barazi gjinore.

“Sipas rezultateve të reja të Indeksit, në shumë sfera jetësore mbisundon pabarazia. Kjo do të thotë se Evropa duhet të veprojë. Këtë vit do të parashtrojmë masa shtesë për përforcimin e pozitës së gruas dhe paga të barabarta për punën e njëjtë. Barazia nuk do të thotë se gratë duhet të jenë të ngjashme me burrat. Barazi do të thotë krijim i mjedisit në të cilin të dy gjinitë do të kenë mundësi të barabarta dhe në tërësi do të marrin pjesë në jetën shoqërore, afariste dhe familjare”, deklaroi Vera Juroeva eurokomisare për gjyqësi, mbrojtjen e konsumatorëve dhe barazi gjinore. 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button