UNESKO në vitin 2018 pa SHBA-në
Kombet e Bashkuara të Amerikës nga 31 dhjetori do të tërhiqen nga UNESKO, njoftoi sot Departamenti i Shtetit.
“Nuk ishte e lehtë të merret vendim. Ajo e reflektoi shqetësimin e SHBA-së për shkak të obligimeve të pashlyera gjithnjë e më të mëdha në UNESKO, nevojën për rеformim të këсaj organizate nga themeli dhe jo-objektivitetin e vazhdueshëm në UNESKO drejtuar kundër Izraelit, është theksuar në kumtesën e Departamentit të Shtetit.
Në kumtesë shtohet se SHBA-ja do të përpiqet edhe më tej “të jetë e angazhuar si vend jo-anëtare me status të mbikëqyrësit, me qëllim që të kontribuojë me qëndrimet, perspektivat dhe ekspertizën amerikane”.
Në emër të UNESKO-s, reagim ndaj vendimit të Uashingtonit dërgoi drejtoresha e përgjithshme, Irina Bokova.
“Pasi e mora njoftimin zyrtar nga sekretari shtetëror i SHBA-së, Reks Tilerson, si drejtoreshë e përgjithshme e UNESKO-s dëshiroj të shpreh keqardhje të thellë për shkak të vendimit të SHBA-së që të tërhiqet nga UNESKO”, deklaroi Bokova.
Ajo shtoi se vendimi i SHBA-së paraqet “humbje për multilateralizmin dhe familjen e përgjithshme të KB-së”.
SHBA i siguronte UNESKO-s në vit 80 milionë dollarë, që është pothuajse një e pesta e buxhetit të organizatës.