Në Maqedoni, vetëm gjatë muajit gusht janë evidentuar mbi 90 mijë turistë të huaj

Mbi 90 mijë turistë të huaj e kanë vizituar Maqedoninë gjatë gushtit të këtij viti. Më të numërt ose 21.093 kanë qenë nga Turqia, pastaj 5.926 nga Polonia, 4.316 nga Rumania, 3.739 nga Greqia, 3.470 nga Bullgaria dhe 3.257 nga Gjermania.

Të dhënat e Entit Shtetëror për Statistikë, tregojnë se numri i turistëve në gusht të vitit 2017 arrin 188.758, ndërsa numri i bujtjeve arrin 766.844.

Numri i turistëve në gusht të vitit 2017, në krahasim me gushtin e vitit 2016, është rritur për 20,4 për qind, ndërsa numri i bujtjeve është rritur për 10,4 për qind.

Numri i turistëve vendor në gusht të vitit 2017 arrin 98.289 dhe në krahasim me gushtin e vitit 2016, ndërsa është rritur për 3,4 për qind, ndërsa numri i turistëve të huaj arrin 90.469 dhe është rritur për 46.5 për qind.

Numri i bujtjeve i turistëve vendor në gusht të vitit 2017, në krahasim me vitin 2016, është rritur për 1,6 për qind, ndërsa numri i bujtjeve të turistëve të huaj është rritur për 41,9 për qind.

Në periudhën janar-gusht të vitit 2017, në krahasim me periudhën e njëjtë nga viti i kaluar, numri i turistëve është rritur për 15,8 për qind edhe atë te turistët e vendit ka rritje prej 6,6 për qind, ndërsa te të huajt ka rritje për 22,7 për qind.

Në periudhën janar-gusht të vitit 2017, në krahasim me periudhën e njëjtë nga viti paraprak, numri i bujtjeve është rritur për 11,3 për qind, edhe atë te turistët vendor ka rritje për 4,4 për qind, ndërsa te të huajt ka rritje për 22,6 për qind.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button