Maqedoni, Ambasada e SHBA-së inkurajon qytetarët të dalin në votime

Në prag të zgjedhjeve lokale që do të mbahen më 15 tetor, Ambasada e SHBA-së në Maqedoni duke vlerësuar se këto zgjedhje janë të rëndësishme bënë thirrje që qytetarët të ushtrojnë të drejtën e votës dhe të shprehin kënvështrimet politike, njofton Portalb.mk.

“Zgjedhjet lokale të 15 tetorit janë të rëndësishme për ardhmërinë e Maqedonisë si demokraci përparimtare e stabile, tërësisht të integruar në institucionet Euro-Atlantike. Inkurajojmë të gjithë qytetarët që të ushtrojnë të drejtën e votës dhe të shprehin këndvështrimet e tyre rreth çështjeve në komunitetet e tyre, dhe të riafirmojnë përkushtimin e tyre ndaj vlerave demokratike dhe sundimit të ligjit”, thuhet në kumtesën e Ambasadës së SHBA-së.

Nga kjo Ambasadë inkurajojnë shoqërinë civile dhe mediat të raportojnë të gjitha shqetësimet sa i përket procesit zgjedhor dhe të ndërmarrin masa nëse evidentohen shkelje.

“Inkurajojmë qytetarët, shoqërinë civile dhe mediat të raportojnë të gjitha shqetësimet rreth parregullsive zgjedhore deri tek autoritetet përkatëse. Zyrtarët qeveritar dhe lokal duhet të hetojnë në tërësi të gjitha pohimet për abuzim dhe të ndërmarrin masa.  Së fundmi, me veprat e tyre partitë, institucionet e qeverisë, gazetarët dhe qytetarët do të përcaktojnë kredibilitetin e procesit”, shkruan më tej në kumtesën e Ambasadës.

Nga atje shprehen se inkurajimi i votuesve për të shprehur qëndrimet e tyre politike bëhet sepse ata kanë besim se zgjedhjet janë pjesë kritike e çdo demokracie.

Përndryshe, zgjedhjet lokale në Maqedoni do të mbahen më 15 tetor 2017. Heshtja zgjedhore fillon të shtunën, ora 00:00 kurse mbaron më 15 tetor në ora 19:00. Raundi i dytë zgjedhor do të jetë më 29 tetor.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

*

Të nderuar komentues! Duke mos dashur të cenojmë opinionet tuaja, lutemi që ato të mos përmbajnë gjuhë të urrejtjes, fyerje dhe ofendime personale dhe të jenë në lidhje me shkrimin, apo temën për të cilën komentohet. Në të kundërtën, nuk do të publikohen. Ju falenderojmë që na ndiqni dhe ju ftojmë të vazhdoni të jeni pjesë e Portalb.mk

rolex replica paypal patek philippe
VERZIONI MOBIL