Si t’i pjekni në mënyrë të përsosur gështenjat në furrë? (Video)

Është koha e gështenjave. Qoftë të pjekura apo të ziera, aroma e tyre është e parezistueshme, posaçërisht kur kërkojmë diçka që të na ngrohë.

Duke shikuar këtë video, gatuani ëmbëlsirën e përsosur vjeshtore në furrë. Për fillim ju duhet vetëm një linjë e gjatë përgjatë tërë gështenjës dhe ajo e bërë me thikën për prerje të bukës (me teh si sharrë).Pastaj qitni në një enë me ujë të ftohtë, shtoni kripë sa mund të kapni me gishta, lërini që të qëndrojnë gjysmë ore në ujë dhe ngroheni ujin. Fusni në furrë në 200 gradë celsius rreth 15 minuta. Për të përftuar gështenja perfekt pasi që t’i nxirrni nga furra, mbuloni me leckë kuzhine për 15 minuta. Kokrrat e gështenjës kanë vlerë të lartë ushqyese e dietike. Ato përmbajnë rreth 40 për qind niseshte, kur janë të freskëta.

Gështenjat kanë veti të mira rrudhëse dhe rregullojnë funksionimin e stomakut dhe të zorrëve, treten lehtë dhe ndihmojnë në tretjen edhe të ushqimeve të tjera, duke aktivizuar organet dhe gjëndrat e tretjes.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

*

Të nderuar komentues! Duke mos dashur të cenojmë opinionet tuaja, lutemi që ato të mos përmbajnë gjuhë të urrejtjes, fyerje dhe ofendime personale dhe të jenë në lidhje me shkrimin, apo temën për të cilën komentohet. Në të kundërtën, nuk do të publikohen. Ju falenderojmë që na ndiqni dhe ju ftojmë të vazhdoni të jeni pjesë e Portalb.mk

VERZIONI DESKTOP