Rrihet një minoren derisa ishte duke shëtitur me të dashurën në Vollkovë

Një pesëmbëdhjetëvjeçar mbrëmë është sulmuar fizikisht nga dhjetëra persona të moshës prej 13 deri 17 vjet, derisa ishte duke u shëtitur me të dashurën nëpër rrugën “101” në fshatin Vollkovë në Shkup.

Sulmin në polici e ka denoncuar babai i tij S.K. (41). Sipas denoncimit, mbrëmë në orën 21:30 derisa minoreni ka qenë duke ecur në rrugë së bashku me të dashurën e tij sulmuesit i janë afruar pas shpine dhe fizikisht e kanë sulmuar duke e goditur me grushta dhe shqelma, në pjesën e kokës dhe trupit, informon sot MPB në Buletinin e rregullt.

Nga sulmi djaloshi ka marrë lëndime trupore, të konstatuar nga mjeku në Qendrën urgjente “Nënë Tereza” – Shkup.

SPB-Shkup ndërmerr masa për ndriçimin e plotë të rastit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button