“Tvrdokorni” në protestë përpara vilës së Ivanovit: T’i merret mandati Zoran Zaevit

Iniciativa e afërt me VMRO-DPMNE-në, “Tvrdokordni”, sot ka ftuar në protestë mbarëpopullore përpara vilës së presidenti të shtetit, Gjorge Ivanov, me kërkesë që t’i merret mandati kryeministrit të Maqedonisë, Zoran Zaev, për ashtu siç thonë, mospërmbajtjen e garancive dhe punën kundër interesave maqedonase nacilonale dhe shtetërore dhe punën për interesat e huaj dhe shkatërrim të shtetit, njofton Portalb.mk.

“Me marrjen e mandatit do të mundësohet që të ndërmerren të gjitha masat e patjetërsueshme për mbrojtje të rrëndit kushtetues dhe të shtetit, nga të gjitha veprimet me të cilat shteti dhe populli maqedonas vendosen nën okupim të drejtpërdrejt dhe të qetë”, thonë nga iniciativa.

Protesta do të fillojë nesër në ora 17:00, përpara zyrës së Delegacionit të Bashkimit Evropian, prej ku, ashtu siç thonë nga iniciativa do t’i drejtohen BE-së dhe NATO-s dhe do të dërgojnë 12 kërkesa protestuese. Protesta do të vazhdojë nëpërmjet rrugës “Nënë Tereza”, deri te vila presidenciale në Vodno, ku presidentit Gjorge Ivanov do t’i dorëzohen kërkesat protestuese.

Ndryshe, iniciativa “Tvrdokorni” është lëvizje e afërt me VMRO-DPMNE-në e cila hyri dhunshëm në Kuvendin e Maqedonisë më 27 prill, kur rrahën deputetë, gazetarë dhe demoluan gjithçka që gjetën rreth tyre.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

*

Të nderuar komentues! Duke mos dashur të cenojmë opinionet tuaja, lutemi që ato të mos përmbajnë gjuhë të urrejtjes, fyerje dhe ofendime personale dhe të jenë në lidhje me shkrimin, apo temën për të cilën komentohet. Në të kundërtën, nuk do të publikohen. Ju falenderojmë që na ndiqni dhe ju ftojmë të vazhdoni të jeni pjesë e Portalb.mk

VERZIONI DESKTOP