Jamala bëhet ambasadore e vullnetit të mirë për OKB-në

Artistja tatare e Krimesë, Jamala, fituese e çmimit të parë në Eurovision 2016 është bërë ambasadore e vullnetit të mirë për Organizatën Ndërkombëtare për Migracionin të Kombeve të Bashkuara, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në një deklaratë të publikuar nga OKB-ja theksohet se Jamala si ambasadore e vullnetit të mirë do të marrë pjesë në luftën globale të ndërmarrë kundër trafikimit të qenieve njerëzore.

Në deklaratën ku vihet në dukje se Jamala do të marrë pjesë në një fushatë informative që do të mbahet kundër “skllavërisë moderne”, theksohet se këngëtarja do të jetë pjesë e një klipi kundër problemit të skllavërisë moderne.

Në Festivalin Evropian të Këngës (Eurovision) të organizuar vitin e kaluar në kryeqytetin Stokholm të Suedisë, këngëtarja Jamala mori pjesë duke përfaqësuar Ukrainën me këngën “1944”, e cila ka të bëjë me dëbimin e tatarëve të Krimesë dhe tragjedinë e përjetuar nga gjyshja e saj. Ajo mori çmimin e parë duke mbledhur 534 pikë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button