Derisa të zbatohen reformat, DSK do të ketë mundësi të përgjojë nëpërmjet operatorëve

Qeveria e Maqedonisë i propozon, por nuk i kërkon Gjykatës Kushtetuese që të ndalojë procedura për vlerësimit të kushtetutshmërisë së nenit 175 nga ligji për komunikime elektronike, i cili i mundëson Drejtorisë për Siguri dhe Kundërzbulim (DSK) drejtpërdrejt të përgjojë nëpërmjet operatorëve të telekomunikimit, sqaron zëdhënësi i Qeverisë, Mile Boshnjakovski, njofton Portalb.mk.

Sipas tij, ky propozim deri te Gjykata Kushtetuese është për shkak se bëhet fjalë për zgjedhje sistematike për problemet e ndjekjes së komunikimeve, gjegjësisht përgatiten propozim-ligje që do ta përfshijnë problematikën.

“Gjykata Kushtetuese, kuptohet, nuk është patjetër ta dëgjojë mendimin e Qeverisë”, thotë Boshnjakovski.

I pyetur nga gazetarët pse Qeveria del me kësi qëndrimi i cili mundet të lë hapësirë që edhe mëtej DSK në mënyrë të paligjshme të përgjojë, ai thotë se përgjim të paligjshëm nuk ka në këtë mandat qeveritar, ndërkaq nëse dikush guxon që t’i keqpërdor kapacitetet e DSK-së, për atë do të japë përgjegjësi.

Sipas shërbimit qeveritar për informim, në zgjidhjet e reja ligjore punojnë ekspertë të brendshëm dhe të huaj, ndërkaq në diskutimin për ndryshimet e propozuara do të jetë e përfshirë edhe sektori civil dhe ekspertë të tjerë, ndërkaq edhe qytetarë.

“Procedura do të zbatohet tërësisht në mënyrë transparente, ndërkaq propozimet e reja për zgjidhje ligjore shumë shpejtë do të prezantohen përpara opinionit”, thotë Boshnjakovski.

Duke e sqaruar mendimin e Qeverisë për nenin 175, ai theksoi se diskutimi në Gjykatën Kushtetuese do të ishte i tepërt, pasi që zgjidhje ligjore janë të parapara me planin për reforma “3-6-9” të cilat do ta zgjidhin problemin, duke e eliminuar mundësinë që të përgjohet pa urdhër gjyqësor dhe jashtë fushëveprimit.

 

One thought on “Derisa të zbatohen reformat, DSK do të ketë mundësi të përgjojë nëpërmjet operatorëve

Leave a Reply

Your email address will not be published.

*

Të nderuar komentues! Duke mos dashur të cenojmë opinionet tuaja, lutemi që ato të mos përmbajnë gjuhë të urrejtjes, fyerje dhe ofendime personale dhe të jenë në lidhje me shkrimin, apo temën për të cilën komentohet. Në të kundërtën, nuk do të publikohen. Ju falenderojmë që na ndiqni dhe ju ftojmë të vazhdoni të jeni pjesë e Portalb.mk

VERZIONI DESKTOP