Tiranë, shkatërrohet grupi kriminal i vjedhjeve

Policia e Tiranës ka asgjësuar një grup kriminal që vidhnin automjete në Tiranë dhe Durrës, duke vënë në pranga tre persona, përcjell Top Channel.

Leonard Isufi, Izmir Çelmeta dhe Gazmir Sela janë arrestuar në sajë të operacionit të koduar “Riprogramuesit”.

Rreth orës 01:00, të së mërkurës, në vendin e njohur si “Foto Janku”, kanë konstatuar në flagrancë Izmer Çelmeta dhe Leonard Isufi , duke tentuar të vjedhin me thyerje, automjetin e markës BMË seria 3, në pronësi të A. K.

Gjatë kontrollit fizik në momentin e kapjes nga shërbimet e Policisë, atyre iu është gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale një kaçavidë, një sharrë hekuri, një pult automjeti e markës BMË,  një aparat elektronik “EDILOCK”, i cili dyshohet se shërben për çkodimin e çelësit të kuadrit të automjeteve, nje çip elektronik çkodimi dhe  dy celularë.

Nga veprimet hetimore është mësuar se këta dy shtetas pasi bënin hapjen e automjeteve, përdornin aparatin elektronik “EDILOCK” për të bërë kodimin e një çelësi universal me qëllim arritjen e ndezjes së automjetit.

Këta persona dyshohen të jenë autorë të ngjarjeve të ndryshme të ndodhura në vende dhe kohë të ndryshme në juridiksionin e qytetit të Tiranës dhe të Durrësit.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

*

Të nderuar komentues! Duke mos dashur të cenojmë opinionet tuaja, lutemi që ato të mos përmbajnë gjuhë të urrejtjes, fyerje dhe ofendime personale dhe të jenë në lidhje me shkrimin, apo temën për të cilën komentohet. Në të kundërtën, nuk do të publikohen. Ju falenderojmë që na ndiqni dhe ju ftojmë të vazhdoni të jeni pjesë e Portalb.mk

VERZIONI DESKTOP