Kryetari i Aerodromit kapet në flagrancë: vjen vonë në punë dhe me vite parkon veturën në trotuar! (VIDEO)

Lëre që nuk ka ndërtuar parkingje të reja në komune, kryetari i komunës së Aerodromit në Shkup, Ivica Koneski madje parkohet në trotuar. Atë e ka kapur në flagrancë gazetari kontrovers Sashe Politiko, i cili është ndalur dhe e ka pyetur pse parkohet në trotuar, njofton Portalb.mk.

Koneski arsyetohet se aktin e tillë e bën për shkak se nuk ka vende të lira në parking.

“Sepse 20 vite banorët parkohen këtu, nuk ka vende të lira në parking”, shprehet Koneski.

I njëjti vjen në punë në ora 10 në mëngjes, ndërsa gazetari e pyet pse kaq vonë?

“Në orën dhjetë kam mbledhje, tjerët punojnë prej tetë deri katër, ndërsa unë qëndroj më vonë në punë”, shprehet mes tjerash Koneski.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button