Dhunuesi i Shekerinskës u dënua me katër vite burg

Në Gjykatën Penale sot u vendos aktgjykimi për dhunuesin i cili e ka tërhequr për flokë ministren Radmilla Shekerinska, me 27 prill në Kuvend,  ai u dënua me katër vite burg, njofton Portalb.mk.

Gjykatësja Xheneta Bektoviq shpjegoi se gjatë përcaktimit të dënimit i ka vlerësuar të gjitha rrethanat lehtësuese por edhe rënduese sepse për këtë vepër penale është parashikuar dënim me burg nga tre deri dhjetë vite.

Si rrethanë lehtësuese të akuzuarit i është konsideruar ajo se është në moshën 65 vjeçare dhe sepse nuk ka kryer asnjë vepër tjetër penale deri tani. Por, si rrethanë rënduese e ka vlerësuar atë se bëhet fjalë për vepër penale të kryer në shtëpinë ligjvënëse dhe ka sulmuar deputetë dhe sepse kjo ngjarje ka shkaktuar shqetësim dhe frik te popullata.

Ndryshe, i akuzuari 65-vjepar, Pançe Angellov në seancën e fundit e pranoi fajin dhe kërkoi dënim më të lehtë nga gjykata sepse, siç tha, ai jeton vetë dhe nuk ka kush të vijë t’i ndihmojë derisa do të qëndrojë në burg. Sipas veprës penale që akuzohet, Angellovi mund të dënohet me tre deri dhjetë vite burg.

Angellov përkundër asaj që e ka pranuar fajin, ai gjithashtu në seancë ka kërkuar falje për veprën që e ka bërë.

“Në jetën time asnjë vepër tjetër skam bërë. Konsideroj se gjykata do të më kuptojë. Jetoj vetë dhe nëse shkoj në burg nuk do ketë kush të më ndihmojë”, ka thënë Angellov.

Edhe prokurorja në këtë rast kërkoi nga gjykata ta dënojë të akuzuarin, por ajo theksoi se do t’i vlerësojë rrethanat  lehtësuese, por edhe rënduese.

“Mirënjohja mund të lirojë nga dënimi më së paku 70 për qind, por gjithashtu duhet të vlerësohen edhe rrethanat rënduese”, tha prokurorja.

LEXO: Sulmuesi i Shekerinskës u deklarua fajtor

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button