“Civil”: Tarçullovski ka për qëllim t’i përdor resurset publike si të jenë në pronësi të tij

Organizata joqeveritare “Civil” e dënon qëndrimin e Johan Tarçullovskit, i cili si kandidat për kryetar komune në Kisella Vodë nga radhët e VMRO-DPMNE-së ka thënë se nuk do të bëjë kanalizim në ato vendbanime të komunës që nuk do të votojnë për të, njofton Portalb.mk.

“Sikur komuna dhe resurset publike të jenë në pronësi të tij! Qëndrimi i tillë paraqet presion direkt dhe publik ndaj votuesit dhe nuk mund të tolerohet. Tarçullovski tregoi qëndrim dukshëm diskriminues dhe flet për ndarje të qartë dhe qëllim që të përdoren resurset komunale për të kryer hakmarrje kundër qytetarëve të cilët nuk janë në anën e tij”, thonë nga “Civil”.

Nga “Civil” në kumtesë shtojnë se akoma më e keqe është ajo se VMRO-DPMNE qëndron pas tij dhe e mbron.

“Në vend se ta heqin qafe këtë paraqite të kandidatit për kryetar komune, madje edhe ta përjashtojnë, që do të ishte shenjë për virtyt të lartë politik, dalin në mbrojtje të tij. Me këtë, partia e cila e kandidon këtë ish të dënuar për krime lufte, deklarohet qartë se i përfaqëson politikat dhe praktikat e diskriminimit, hakmarrjen politike dhe keqpërdorimin e resurseve publike ”, theksojnë nga “Civil”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button