Turqi: Gazetarja i ka hedhur poshtë akuzat për terrorizëm

Gazetarja gjermane, Mesale Tolu, e cila ishte arrestuar në Turqi, i ka hedhur poshtë akuzat e ndërlidhura me terrorizëm, derisa procesi gjyqësor kundër saj është hapur sot në Turqi, përcjell REL.

Gazetarja Tolu, shtetase gjermen me origjinë nga Turqia, është e akuzuar për angazhim në propagandë terroriste dhe se është anëtare e grupit të majtë të ndaluar, Partia Komuniste Marksiste Leniniste.

Gazetarja 33 vjeçare është paraqitur në një gjykatë në periferi të Stambollit, së bashku me 18 persona të tjerë të akuzuar. Ajo është e para prej 11 shtetasve gjermanë ose gjermano-turkë, të arrestuar në Turqi gjatë një viti, e cila është paraqitur në gjykatë.

Autoritetet e Gjermanisë konsiderojnë se këta persona janë të “burgosur politikë”.

Pas puçit të dështuar ushtarak të vitit të kaluar në Turqi, janë arrestuar dhjetëra gazetarë, përfshirë disa reporterë të jashtëm, raporton agjencia AP nga Stambolli.

Rasti kundër gazetares Tolu dhe ato të shtetasve të tjerë gjermanë, janë në mesin e çështjeve që i kanë përkeqësuar raportet ndërmjet Turqisë dhe Gjermanisë, gjatë muajve të fundit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button