Tramp: Kam marrëdhënie të mirë me Tilersonin, por jo edhe qëndrim të njëjtë për Korenë Veriore

Presidenti amerikan Donald Tramp deklaroi se ka marrëdhënie të mira me sekretarin amerikan të Shtetit, Reks Tilerson, por se nuk kanë qëndrim të njëjtë me Korenë Veriore.

Tramp gazetarëve në Kabinetin Oval i tha se ai dhe Tilerson “kanë marrëdhënie shumë të mira”, por se kanë “qëndrim pak të ndryshëm për Korenë Veriore”.

“En-Bi-Si-njuz” paraprakisht publikoi se në seancë me ekipin kombëtar për siguri dhe përfaqësuesit e kabinetit të presidentit në Pentagon, Tilerson  hapur e kritikoi Trampin dhe e quajti “debil”.

Tramp më pas deklaroi se ka besim të plotë tek Tilersoni dhe se rrjeti televiziv “En-Bi-Si” e ka trilluar lajmin se sekretari shtetëror e ka quajtur “debil”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button